Loading...

Saturday, January 29, 2022

Haxhiu: Vetëvendosje nuk e mundësoi qasjen në kontratën me Pfizer, kjo shton dyshimet për keqpërdorime





Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, njëherësh anëtarë i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi ka deklaruar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë votuar kundër në këtë komision dhe nuk u kanë mundësuar qasjen në verifikimin e kontratës për vaksina me Pfizer, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se jotransparenca e qeverisë dhe vota kundër e tyre shton dyshimet për keqpërdorime dhe për vërtetësinë e deklaratave të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.Haxhiu ka kërkuar të di se çfarë fshihet pas kësaj kontrate.





Shkrimi i tij i plotë:Sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, propozova që të kemi qasje në kontratën e Qeverisë të lidhur me Pfizer.Kërkesa ime u hodh në votim, mirëpo deputetët e LVV votuan kundër dhe nuk e mundësuan qasjen e anëtarëve të Komsionit Parlamentar për Shëndetësi në verifikimin e kontratës me Pfizer.Kosova është vendi i fundit në Evropë në procesin e vaksinimit dhe deri me sot ka pranuar vetëm vaksina të dhuruara donacion nga COVAX, BE dhe vendet mike.





Jo transparenca e Qeverisë së Kosovës dhe vota kundër e deputetve të LVV-së, në Komision, shton dyshimet për keqpërdorime dhe për vërtetësinë e deklaratave të Qeverisë dhe MSH.Përse nuk u lejohet anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi qasja në kontratën e lidhur me Pfizer?Çfarë po fshihet pas kësaj kontrate?,A është ky edhe një mashtrim i radhës?





Leave a Reply

Your email address will not be published.