Loading...

Saturday, November 27, 2021

Hisen Berisha ka një pyetje publike për Albin Kurtin

Ish-komandanti i Koshares Hisen Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me menaxhimin e luftës kundër pandemisë.Berisha ka akuzuar Kurtin se është “strukur në thellësinë e mashtrimit të tij”.

Reagimi i Berishës:Pyetje publike shokut Albin Kurti,Krejt javën e kaluar shtetasit e Republikës së Kosovës janë traumatizuar nga rastet e të prekurve nga Covid-19, vdekjet si dhe raportet e policisë së Kosovës për gjobat ndaj shtetasve të përkatësisë kombëtare shqiptare për mosmbajtjen e maskave.





Pse shoku Kryeministër, qeveria juaj, nuk e shtritë sovranitetin qeverisës në veri të Republikës së Kosovës e të dënoni edhe atje qytetarët që nuk respektojnë urdhrin e qeverisë për mbajtjen e maskave në ambiente publike?!,A është kushtetuese urdhëresa qeveritare që dënon vetëm shtetasit e përkatësisë kombëtare shqiptare?





E radhës, dje në Cetinje, në një ceremoni zyrtare, u kërkua kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë!,Qeveria edhe ti shoku Albin, jeni strukur në thellësinë e mashtrimit tuaj.A s’ju ka mbetur aq trimëri sa të largoheni në drejtim të pa ditur dhe ta çlironi Republikën e sakrificës kombëtare shqiptare të Kosovës, nga tradhtia, mashtrimi dhe plaçka përmes arsyes për mbrojtje nga Covid-19?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *