Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Hoxhaj: Nga Mitrovica e deri në Prizren, PDK’ja do të kthehet si e para në zgjedhjet lokale

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia ku bënë pjesë do të kthehet si parti e parë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.





“Zgjedhja e kryetari të ri duhet të reflektojë Kosovën e vitit 2021. Qëllimi i Konventës është për të rikthyer PDK-në në partinë e parë nacionale.

“Jam i bindur se prej Mitrovicës e deri në Prizren, PDK-ja do të kthehet në shumë komuna dhe do të mbajë komunat që ka në zgjedhjet lokale”.





“Zgjedhjet lokale do ta rikthejnë PDK-në dhe kemi kandidatë shumë të mirë. Shoqëria në vend ka ndryshuar dhe PDK-ja do të jetë më gjithëpërfshirëse”, deklaroi Hoxhaj.

Hoxhaj mes tjerash deklaroi se brenda PDK-së nuk ka gardë të re ose të vjetër ka vetëm anëtarë që janë bashkuar për një vizion.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *