Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka folur lidhur me kandidaturat nëpër komuna për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.Hoxhaj ka thënë se kandidati i përzgjedhur për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK’së, Sami Lushtaku, do arrijë t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh, shkruan Gazeta Express.





“S’kemi nevojë me u lutë që të mos kandidojë Bekim Jashari për Skenderaj, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj”, ka deklaruar ai.Hoxhaj, ka konfirmuar më herët se Lushtaku do të jetë kandidat i kësaj partie për Kryetar të Komunës së Skenderajt.

“Është qëndrim i degës së PDK që Lushtaku të jetë kandidat për kryetar komune dhe kjo çështje është direkte e kandidatit që e propozon dega nëse e pranon ose jo”, ka shtuar tutje ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *