Loading...

Sunday, November 28, 2021

I ranë dyert e metalit, policia jep informacione se si ndodhi vd,ekja e 6 vjeçarit.

Një fëmijë në moshën 6 vjeçare ka ndërruar jetë pasi janë rrëzuar dyert e metalit në oborrin e tij, shkruan Gazeta Infokus.





Në raportin e policisë thuhet se “Në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit nga të cilat është lënduar një fëmijë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse”.

Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e policisë së Gjilanit, Ismet Hashanin për ta konfirmuar vdekjen e gjashtë vjeçarit.





“Po fëmijë ka ndërruar jetë sot”, ka thënë ai.

Vdekjen e fëmijës e ka konfirmuar edhe babi i tij, Musli Matoshi përmes një postimi në ‘facebook’.

“Pas një aksidenti që ndodhi dje, në moshën 6 vjeçare ka vdekë djali jem #Loli Florian Matoshi..!!!

T’Zotit jemi dhe tek Ai kemi me u kthy…





Varrimi bëhet nesër , me kohen e Xhumasë ( nesër ), në Vërbicë të Kmetovcit /Gjilan”, ka shkruar ai. /Gazeta Infokus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *