Loading...

Saturday, November 27, 2021

I shkon dënimi 150 euro edhe një shoferi që tejkaloi në vijë të plotë





Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka njoftuar ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një personi, pjesëmarrës në komunikacion i cili ka kryer kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë, në aksin rrugor, Gjilan-Ferizaj , afër udhëkryqit që çon në fshatin Mirosale të Ferizajt.I njëjti është dënuar me 150 euro.





“Njësia e Komunikacionit Rrugor nga Ferizaj , menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit mbi kundërvajtjet në komunikacion.





Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizajt , falenderon qytetarin që ka dërguar këtë informatë dhe apelon qytetarët, pjesëmarrës në komunikacion , që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit , për një siguri më të madhe në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *