Loading...

Sunday, December 05, 2021

Inaugurohet spitali i ri në Kosovë, u ndërtua nga Arabia

Është inauguruar sot Spitali për Fëmijë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.Inaugurimin e tij, e bënë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, bashkë me një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe.





Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas tij për kontributin e çmuar ndaj shtetit të Kosovës.Në inaugurimin e spitalit për fëmijë, Kurti u shpreh se përveç investimit në infrastrukturën shëndetësore, ky projekt është investim direkt edhe në shëndetin e fëmijëve në Kosovë.

Edhe Presidentja e vendit Vjosa Osmani, është shprehur mirënjohëse ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, me rastin e inaugurimit të sotëm në QKUK, të Spitalit për Fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *