Loading...

Saturday, November 27, 2021

Intervistë për Gazeta Blic e Driton Ajazit: Do ta fitoj Drenasin, Ramiz Lladrovci u vetëshpall si kandidat për kryetar komune

Njeriu që mori besimin e degës së PDK-së në Drenas për të kandiduar në zgjedhjet lokale të vjeshtës që po vie, Driton Ajazi, ka folur për GazetaBlic, me ç’rast ka shpalosur detaje nga mbledhja ku edhe u vendos për emrin që do ta përfaqësojë Partinë Demokratike për garën komunale në qytetin industrial.Në një intervistë, ai tha se nuk pret që Lladrovci të kandidojë si kandidat i pavarur, sepse në fund të fundit do ta kuptojë faktin se kështu ka vendosur dega dhe se duhet respektuar atë vendim.





Ashtu siç e kam mbështetur unë kur ai ka qenë kandidat, besoj se kështu do të jetë edhe tani, pra ai do të më përkrahë në këtë rrugëtim.Gazeta Blic: Pse PDK-ja ju nominoi juve dhe jo z.Lladrovci?Ajazi: Realisht, sot në mbledhjen e rregullt të degës së PDK-së në Drenas, unë e mora nominimin për kandidat për kryetar me një shumicë votash, ndërsa kandidati që është edhe kryetar aktual i komunës është vetëshpallur kandidat, por nuk e ka mbështetjen e strukturës së degës së Partisë Demokratike në Drenas.





Gjithçka ka shkuar sipas rregullave, është thirr mbledhja, është thirrur emri im, me ç’rast edhe mora një mbështetje të shumicës së degës që të jem kandidat i PDK-së për në Drenas. Ky është nominim, tani mbetet në diskrecion të qendrës që të vendos për kandidaturën time, ku edhe pres një mbështetje nga qendra, pasi ky është vullnet i shumicës së degës.





Gazeta Blic: Është raportuar se ka thyerje brenda degës së PDK-së? A shiheni ju si kandidati unifikues?Ajazi: Nuk do të thoja që ka thyerje. Ka pasur mospajtime rreth shpalljes së kandidaturës nga z. Lladrovci, i cili nuk e ka gëzuar mbështetjen e degës në Drenas dhe me vetë nominimin nga dega, mendoj se jam kandidati unifikues dhe besoj se mund t’i prijë suksesshëm procesit zgjedhor.





Gazeta Blic: Nëse Lladrovci do të garojë si i pavarur, a besoni se PDK-ja ka gjasa ta humbë komunën pas plotë 20 vitesh?Ajazi: Jo, në asnjë mënyrë dhe nuk besoj që z. Lladrovci do të garojë si i pavarur, sepse edhe ai do ta kuptojë se vullneti i shumicës është që unë të jem kandidat dhe besoj shumë se edhe ai do të jep kontribut gjatë procesit zgjedhor që unë të zgjidhem kryetar, ashtu siç kam dhënë unë kontribut kur ai është zgjedhur kryetar.Gazeta Blic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *