Loading...

Sunday, January 23, 2022

Ironizon Valon Syla: Albin Kurtit t’i jepet libreza e veteranit

Gazetari Valon Syla ka thënë se Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë në UÇK.Ai ka thënë se Kurti nuk e do UÇK-në dhe kur është arrestuar nga forcat serbe më 1999 ishte vetëm aktivist.“Albin Kurti nuk u arrestua nga Serbia si ushtar i UÇK-së, por si aktivist”, ka thënë ai.





Ai ka shtuar se Kurti nuk ka qenë pjesë e zyrës politike të UÇK-së në Prishtinë por ishte vetëm asistent i Adem Demacit.“Kam informata, Albin Kurti ishte asistent i Demaçit. Shikoni, edhe pse e vlerësoj Demacin për rezistencën, nuk kam respekt për pozicionin politik të tij. Kam edhe fakte. I vetmi person që mund ta garantojë këtë është Azem Vllasi”, shtoi ai.





Këto deklarata të tij vijnë pas komenteve të ish-komandantit të zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi i cili tha se Kurtin e kishte bashkëluftëtar. E Syla edhe përdori sarkazmën me këtë dekalratë.





“Albin Kurtit t’i jepet libreza e veteranit”, tha me tallje ai.Tutje Syla tha edhe se Kurti ka aversion ndaj UCK-së.“Albin Kurti kurrë në UÇK s’ka qenë, ka averzion ndaj UÇK-së”, tha ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *