Loading...

Sunday, January 23, 2022

Ish-mjeku i UÇK-së që u përball me Millosheviçin: Po ndodh tronditja, Albin Kurti duhet të jetë i kujdesshëm





Liri Loshi, ish mjek i UÇK-së gjatë luftës, dhe njeriu që ishte si dëshmitarë në Hagë, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Loshi konsideron se në Kosovë po ndodh tronditja e skenës politike si pasojë e vendimeve të drejta, por dukshëm të vonuara të Kushtetueses.





Në këtë postim, Loshi i ka dhënë një paralajmërim liderit të VV-së, Albin Kurti, që të jetë i kujdesshëm, pasi sipas tij, servilët ia fusin shtetin në grusht hiç pa dashur ai.

Ja shkrimi i tij në Facebook:A është e mundur që shkuarja në Hagë e dikujt i ka mundësuar dikujt tjetër që të jetë vetvetja? Prandaj po ndodh tronditja e skenës politike si pasojë e vendimeve të drejta, por dukshëm të vonuara të Kushtetueses. Dhe, a janë vërtet vetvetja, apo njerëzit duan të bëhen pjesë e epokës së Albin Kurtit?

A po fillon ç’kapja e shtetit vërtet, apo njerëzit po i ndërtojnë padronët në shtetin e kapur. Albin Kurti duhet të jetë i kujdesshëm, sepse servilët ia fusin shtetin në grusht hiç pa dashur ai. Pastaj fillon të ndihet më i madhi.Pastaj nuk e lëshon shtetin nga grushti, sepse ai i jep fuqinë magjike të njeriut të madh, më të madhit në vend.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *