Loading...

Friday, January 14, 2022

Ish-ushtari i UÇK-së – Albin Kurtit: Merr masa ndaj Donika Gërvallës, qoftë edhe me shkarkim





Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kandidati i LVV-së për deputet, Xhevdet Qeriqi, ka reaguar pas deklarimeve të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Qeriqi ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të merr masa ndaj ministres Gërvalla, qoftë edhe me shkarkimin e saj.Ai e ka quajtur Gërvallen, diplomate të skandaleve.Shkrimi i plotë nga Qeriqi:Diplomatja e skandaleve!Znj. Schëarz në një deklaratë për një medium të huaj paska vazhduar me akuza të rënda kundër luftëtarëve të UÇK-së.Këto deklarime të saj janë të paqendrueshme dhe të papranueshme.





Me gjasë, zonja në fjalë nuk po e ka të qartë pozicionin e saj. Ajo po sillet si një aktiviste për të drejtat e njeriut, dhe jo si një diplomate e jashtme e Kosovës. Po vërehet se kjo nuk është e përgaditur që ta përfaqësoj dinjëtetshëm republikën e Kosovës, në arenën ndërkombëtare. Mungesa e një platforme, për ngritjen dhe forcimin e imazhit të repubikës tonë, po vërehet në çdo pëfaqësim të saj. Kosovës nuk i duhet një nivel i përfaqësimit,

Kosovës i duhet një diplomaci e jashtme e cila e ka prioritet ta mbroj vendin tonë, nga çdo përpjekje e padrejtë që mund ti vie nga kushdo. Nëse diplomacia e jashtme vazhdon me një qasje të tillë, jam i sigurt se imazhi i vendit tonë do të zbehet edhe më shumë. Duke pasur parasysh edhe qëndrimet e mëhershme të znj. Schëarz, për UÇK-në dhe akuzat e vazhdueshme për luftëtarët, më jep me kuptu dhe me besu se edhe deklarata e fundit për këtë gazetën zvicerane e pasqyron qëndrimin e njëjtë me qëndrimet e saj të mëhershme.Si një luftëtar dhe si një pëfaqësues për mbrojtjen e të drejtave të luftarëve të UÇK-së, kërkoj nga Kryeministri i Republikës të Kosovës z. Albin Kurti që të ndërmarrë hapa ndaj zonjës në fjalë, qoftë edhe me shkarkim.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *