Loading...

Saturday, January 29, 2022

Ish-zëvendësministri shpërthen ndaj Baton Haxhiut: Po lobon për formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive





Ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava, është i habitur se si po rrëshqet opozita në Kosovë, pas fitores së liderit të LVV-së, Albin Kurtit.Tërnava thotë se opozita po i bënë ‘avokatin’ kërkesës për Asociacionin serb me Kompetenca ekzekutive.Ai po kritikon edhe mediat në Kosovë se si po ftojnë analista e mercenar për t’u angazhuar në këtë çështje.Ai po e akuzon direkt Baton Haxhiun për këtë çështje.“Baton Haxhiu është një mercenar i njohur i krimo politikes dhe shërbëtor besnik i UDB-së serbe e Jovica Stanishiqit”, thotë ai.





Tërnava thekson se, kjo me siguri është argument apo dëshmi që elektorati nga zhgënjimi që e ka përjetua, u bënë bashkë nga të gjitha partitë pjesë pjesë dhe ia dhanë mbi 50% të votave alternativës qeverisë te LVV-së, që ta qeverise këtë vend, si e vetmja shpresë se ndoshta do ta pastroj këtë vend nga ato të këqija që ia sollën partitë që ishin në pushtet në dy dekadat e fundit.









“Prandaj edhe tash është tepër e ulët sjellja e ish pushtetarëve të korruptuar që me duartrokitje karshi presionit ndërkombëtar ndaj qeverisë Kurti për çështjen e asociacionit, një temë e cila është sjellë deri në këtë̈ gjendje pikërisht gjatë mandateve të tyre të qeverisjes së inkriminuar te korruptuar dhe te të shantazhuar. Tani të gjithë ata që ishin në bashkëpunim mes veti që e punë në këtë gjendje Kosovën, po rikthehen përsëri në aksion kundër qeverisë legale dhe legjitime.





struktura e të të ashtuquajturve analistë banalistë të trajnuar e instruktuar nga SHIK-u, sikur që është Baton Haxhiu me bashkëmendimtarët e tij të cilët i kanë dhënë aq shumë zor për t’u krijuar Asociacioni i komunave serbe, në mandat të Albin Kurtit, por nuk e aktualizonin fare dhe e linin në heshtje, mbase të qëllimshme, në mandatin e Qeverive të kaluara të drejtuara e dominuara kryesisht nga PDK, nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Isa Mustafa”, pohon Tërnava.Eksperti i sigurisë pohon se, gjithnjë në të kaluarën ka qenë e qartë se fajtori i situatave të krijuara gjithnjë duhet të bëjë kompromisin e sidomos këtë kompromis të shumëpërfolur, duhet ta bëjë Serbia e jo Kosova.





“Padyshim se Serbia është duke lobuar qëllimisht sikur këta shërbëtor të mediave mercenare për interesin e Serbisë, duke folur për kompromisin që duhet ta bëjë pala e Kosovës, derisa “kompromisi” me asociacionin pa asnjë dyshim do i rrezikonte seriozisht interesat kombëtare e shtetërorë të Kosovës, prandaj për këtë duhet pasur kujdes në veprim dhe eventualisht themelim, edhe atëherë, kur e kërkojnë̈ aleatet tanë, sepse dëmtohen jo vetëm interesat e Kosovës por edhe interesat kombëtare shqiptare në Ballkan, prandaj kompromisin e shumëpërfolur, duhet ta bëjë Serbia e jo Kosova”, shton ai.Tërnava tutje pohon se, lindin dyshime se si janë bërë kaq shumë shkelje kushtetuese në Kosovë nga të besuarit e popullit.





“Sikur mos të nënshkruhej Asociacioni në vitin 2013 nga Hashim Thaçi dhe në vazhdim në vitin 2015 nga Isa Mustafa, dhe miratimit të tij nga ai Parlament i Kosovës nga gjithë ata deputet që pranuan me e krijua “Republikën Srpska” në Kosovë, e që populli ua kishte besuar që ata të jenë përfaqësues të besueshëm të popullit, sikur të ishin vetëm ata dy që i patën nënshkrua Asociacionin serb, e të cilët populli tani mirë po i njeh dhe po e dinë se interesat e kujt tërë kohën i paskan mbrojt, dhe nga kjo situatë e deputetëve po na dalin shumë të dyshimtë, të gjithë ata që e kanë quar dorën për miratimin e Asociacionit.





fatmirësisht që ish Presidentja Jahjaga e kundërshtoj këtë vendim të Parlamentit dhe Gjykata Kushtetues e shpalli antikushtetues ku pati 23 shkelje kushtetuese, prandaj edhe nga kjo situatë po na lindin dyshimet se si janë bërë në të kaluarën kaq shumë shkelje kushtetuese në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë. Prandaj edhe tani duhet të jemi të vëmendshëm dhe kurrsesi kjo Qeveri të mos i bëjë gabimet sikur qeveritarët e mëparshëm, sepse ajo do të kualifikohej si tradhti kombëtare”, përfundon Hajrullah Tërnava.





Leave a Reply

Your email address will not be published.