Loading...

Saturday, November 27, 2021

Ish-Zyrtar I BE-së!! “Të gjithë e dijnë por nuk e pranojnë se Kosova është shtet”





Publikisht e tha për herë të parë. “Kosova është shtet. Ne nuk do ta thonim këtë në publik por ja që unë e thashë”, ka thënë Robert Cooper. I pari zyrtar i Bashkimit Evropian i ngarkuar me një mision që para një dekade dukej i pamundur e tha nga Forumi i Prespës. Britaniku, thotë se lehtë nuk është as tash, sikur para 10 vjetëve kur i bëri bashkë, Edita Tahirin prej palës Kosovare e Borko Stefanoviq prej serbëve.Cooper që ndërmjetësoi takimet e para ndërmjet delegacioneve të dy vendeve të dala nga lufta thotë se mendja nuk ia kishte marrë se do të duhej kaq kohe për ketë proces.





“Që të dy, si Borko Stefanoviq që ishte më shumë përvojë në diplomaci, Edita Tahiri po ashtu një politikane më shumë përvojë, por që të dy ekstremist ishin nervoz. Dhe kur Catherine Ashton i bëri bashkë për herë të parë Hashim Thaçin dhe Iviza Daçiq ata ishin edhe më nervoz, dhe e di qe asaj iu deshtë më shumë kohë me secilin që të iu shpjegoj se si do të duket dhoma, si do të ulën ata, a pritët që ata të shtrëngojnë duart me njeri tjetrin, a do tu bëjë kush fotografi”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *