Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Isufi tregon a e kishte parë Kurtin në uniformë të UÇK-së

Anëtari i AAK-së, Ahmet Isufi ka komentuar deklaratën e ish-komandatit Rrustem Mustafa i cili tha se Albin Kurti ishte bashkëluf,tëtar i tij në luf,të.Isufi ka thënë se Kurtin nuk e ka parë kurrë në uniformë të UÇK-së dhe se ai ishte i angazhuar në zyrën e Adem Demaçit.





“Gjithë ata që janë rreshtuar në UÇK kanë pasë uniform, kanë pasë ar,me. Ushtari është ushtar, ne po flasim për kategori që kanë qenë në fron. Luf,tën e UÇK-së e kanë ndihmu i gjithë populli edhe bashkësia ndërkombëtare, hajde të themi që edhe ata kanë qenë UÇK sepse e kanë ndihmu këtë luf,të”, tha Isufi.





“Dihet kush ka qenë, e kush s’ka qenë, madje dihet edhe kush, ku ka qenë. Ai ka jetu në Prishtinë, ka qenë civil, është angazhuar në zyrën e bacës Adem Demaçi. Në uniformë kurrë se kam parë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *