Loading...

Sunday, December 05, 2021

Izetbegoviq i drejtohet Vuçiqit: Kosova dhe Republika Serbe nuk mund të krahasohen, ju kryet gj,enocid në Kosovë





Kryetari i Partisë kryesore boshnjake të Bosnje-Hercegovinës, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte tërhequr një paralele mes Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës.Izetbegoviq ka pohuar se pavarësia e Kosovës nuk ka asnjë ngjashmëri me statusin e Republikës Serbe, ashtu siç pohoi në Parlamentin serb, presidenti Vuçiq.





“Kosova ishte pjesë e fed,eratës së Jugosllavisë gjersa Republika Serbe është vetëm një enti,tet brenda Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha Izetbegoviq përpara seancës së Bordit Kryesor të SDA-s, i cili po mbahet në Sarajevë, raporton index.hr.





Izetbegoviq reagoi ndaj deklaratës së Vuçiqit, i cili, duke paraqitur një raport mbi negociatat me Kosovën në parlamentin serb, tha se zyrtarë nga Republika Serbe po pyesin pse një rregull zbatohet për Kosovën dhe një tjetër për Republikën Serbe. Ai tha se shqiptarët në Kosovë kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe serbët në Republikën Serbe nuk e kanë.Izetbegoviq sqaroi më tej se deklarata e Vuçiqit në thelb mo,hon që gje,noci,di dhe sp,astri,mi etn,ik të ketë ndodhur në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.





“E njëjta e keqe ndodhi në Kosovë. Ka shumë va,rre mas,ive në Kosovë, ka disa në afërsi të Beogradit. Kishte kampe përqendrimi në Republikën Serbe dhe kjo është arsyeja pse ata nuk kanë asnjë bazë mo,rale, njerëzore dhe ligjore për të folur në lidhje me ndarjen”, theksoi Izetbegoviq.Ndryshe, Bosnja-Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës pasi një gjë të tillë po e bllokon anëtari serb i presidencës trepa,lë,she të shtetit boshnjak, Milorad Dodik.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *