Loading...

Saturday, November 27, 2021

Ja kush është numri 2 i Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj

Kjo është Hysnije Mustafa Shamolli, profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Këtë herë po kandidon për mandatin e tretë si anëtare e Kuvendit Komunal të Ferizajt. Për dy mandate ka monitoruar punën e Kuvendit Komunal, dhe ka reaguar në çdo pikë që nuk shkonte mirë dhe ishte në dëm të qytetarëve. Ka ngritur shqetësimet e qytetarëve tanë në Kuvend, seancë pas seance, dhe i ka kontribuuar me vullnet të plotë zgjidhjes së problemeve të ndryshme, sidomos nga ato që lidhen me mirëqenien e qytetarëve tanë.





Fokusi i saj është arsimi, shëndetësia dhe mirëqenja sociale, pa lënë anash as subvencionimin e grave në biznes, klubeve sportive e edhe atyre të kulturës. Në gjithë këtë trajtim të veçantë do të kenë të rinjtë duke ju dhënë përkrahjen e duhur , që të jenë pjesë e strukturave vendimmarrëse në qytetin.

Ajo zotohet se do të punojë pandalshëm në depolitizimin e shkollave dhe qendrave të mjekësisë në qytetin e Ferizajt, në mënyrë që secili qytetar të marrë trajtim të barabartë.





Ferizajasit meritojnë të vazhdojnë të jenë zë i fuqishēm në Kuvendin Komunal, dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes prandaj Ajo sot është këtu për të kërkuar ballëhapur edhe kësaj here që të vazhdojë të jetë zëri juaj në çdo seancë të Kuvendit Komunal të Ferizajt. Votojeni numrin 2, Hysnije Mustafa Shamollin për përfaqësim të fuqishëm në Kuvend!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *