Loading...

Saturday, November 27, 2021

“Jam gati t’i jap 5 mijë euro për armatim në Kosovë”, flet mërgimtari nga Gjermania

Një mërgimtar nga Drenasi ka ofruar 5 mijë euro për ta forcuar ushtrinë e vendit. Bëhet fjalë për Endrit Bujupin, i cili jeton në Gjermani qe gjashtë vite, raporton Express.





Bujupi ka folur sot për emisionin “#Gjesi” në T7, ku ka thënë se ka edhe mërgimtarë të tjerë që kanë shprehur dëshirë të kontribojnë.

“Unë jam Endrit Bujupi, vi nga fshati Arllat, Komuna e Drenasit. Jetoj në Gjermani qe gjashtë vite. As nuk jam pasur, por kam shpreh dëshirën që vendit tim t’i ndihmoj me 5 mijë euro për ta forcuar ushtrinë e Republikës së Kosovës. Unë kam biseduar me shumë bashkëatdhetarë, të cilët janë të njëjtit mendim, kështu që të gjithë mërgimtarët dëshirojmë që ta ndihmojmë ushtrinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.





Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që t’iu ofrojë një garancion se paratë e tyre nuk do të keqpërdoren, por se do të destinohen në vendin e duhur.

“Mirëpo, ne nuk dojmë që të jemi jo transparent me paratë tona, siç ka ndodhur më parë. Ne dojmë që kryeministri i Kosovës një garancion që paratë tona të destinohen në vendin e duhur, pra për ushtrinë e Kosovës dhe që çdo mërgimtari që kontribuon, të ketë një dëshmi se sa para janë dërguar që të jemi më transparent. E lus kryeministrin e Kosovës, z.Albin Kurti, që ta merr mendimin tonë parasysh”, ka thënë Bujupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *