Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Jusuf Thaçi: Kurti ta lirojë nga detyra Arben Vitinë

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës.





Thaçi përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që kryeministri Kurti, ta lirojë Vitinë nga detyra e ministrit të Shëndetësisë dhe ta emërojë ministrin e ri.

Ai shton se menaxhimi i pandemisë dhe në anën tjetër kandidimi për kryetar komune, janë detyra që kërkojnë përkushtim maksimal dhe sipas tij Arben Vitia, e ka të pamundur që t’i kryej si duhet këto dy detyra në të njëjtën kohë.

Postimi i plotë:1. Menaxhimi i pandemisë kërkon ministër shëndetësie me orar të plotë e me përkushtim maksimal.

2. Kandidimi për kryetar komune, po ashtu, është detyrë me orar të plotë e kërkon përkushtim maksimal për parapërgatitje e për fushatë zgjedhore.





3. Rrjedhimisht, nëse LVV përfundimisht ka vendosur që ministri i shëndetësisë Arben Vitia të kandidojë për Kryetar të Komunës së Prishtinës, atëherë Kryeministri Kurti duhet që sa më parë ta lirojë Arben Vitinë nga pozita e ministrit të shëndetësisë dhe ta emërojë ministrin e ri, sepse Arben Vitia e ka të pamundur që t’i kryej si duhet këto dy detyra në të njëjtën kohë.

Share Now

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *