Loading...

Saturday, January 29, 2022

Kadri Veseli dërgon mesazh për zgjedhjet brenda PDK’së?





Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj në një intervistë ka thënë se nga zgjedhjet e brendshme të PDK-së nuk pritet befasi.I pyetur nëse kryetari Kadri Veseli, i cili është i akuzuari i Hagës, ka dërguar ndonjë mesazh në parti për konventën që do të mbahet më 3 korrik, ka thënë se nuk është në dijeni.





“Unë jo. Mirëpo e kemi një ekip mbrojtës i tij dhe ata kanë kontakte më të shpeshta dhe më direkte sepse ai e ka të limituar hapësirën e kontaktit”.Çfarë mesazhe i dërgon partisë z.Veseli?

“Nuk kam informacione në ketë drejtim janë gjëra që bisedohen me ekipin e tij mbrojtës”, ka thënë Totaj, i cili është edhe kandidat i PDK-së për Prizren.Mes tjerash ai ka thënë se gjatë vizitës së Veselit në Kosovë, përveç familjes nuk e ka takuar askënd të partisë.





“Nuk e ka vizitu askënd nga partia vetëm familjen e ngushtë edhe ka shumë restriksonje dhe limite në aspektin se me kend të kontaktojë”, ka thënë ai.Sidoqoftë, Totaj ka thënë se PDK-ja në zgjedhje lokale do të jetë shumë më mirë se në zgjedhje nacionale sepse ka kandidatë shumë të mirë nëpër komuna.





Leave a Reply

Your email address will not be published.