Loading...

Sunday, January 16, 2022

Kadri Veseli dikur: Albin Kurti ka me u taku me Vuçiqin pa asnjë kusht





Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në dhjetor të vitit 2019 kishte paralajmëruar se Albin Kurti do të takohet me Aleksander Vucic, pa asnjë kusht. Pra një gjë e tillë ka ndodhur sot ku Kurti është ulur pa kushte përballë Vucicit në Bruksel.





Sot në Bruksel, nën lehtësimin e Përfaqësuesit të lartë të BE’së për Politikë të Jashtme Joseph Borrell dhe të Emisarit të BE’së për dialogun Miroslav Lajcak janë takuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic. Ky takim u përcoll me tensione, por pa rezultate.Një gjë të tillë të uljes në tavolinë të Kurtit me Vucic, pa kushte e kishte parashikuar ish-kreu i PDK’së, Kadri Veseli, në Klan Kosova.





Ai kishte thënë se Albin Kurti ka pranuar për t’u takuar pa asnjë kusht me Vucicin.Nëse bëhet kryeministër, Albin Kurti ka me u taku me Vucicin pa asnjë kusht. Ai keni dëgju ato deklaratat që thotë nuk takohna me Vucicin pa kërkuar falje, unë po them se ai ka me u takuar pa asnjë kusht”, kishte thënë Veseli në dhjetor të 2019, pak para se Kurti të zgjidhej kryeministër.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *