Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Kajtazi: Albin Kurti është peng i vetëvetes





Analisti Vehbi Kajtazi e ka quajtur Kurtin peng të vetëvetes në kuptimin që njerëzit nuk i harrojnë deklaratat e tij të mëparshme, shkruan Periskopi.





“Kurti politikisht është një peng i veprimeve dhe i deklaratave të tij dhe sa herë që diskutohet për punën e tij, duke e marrë parasysh zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit, negociatat në Bruksel, gjithmonë maten prej pozicionit të tij të mëhershëm”.





“E cilësoj Kurtin si peng të vetvetes, në kuptimin që njerëzit nuk i harrojnë lehtë të gjitha ato, dhe me të drejtë i rikujtohet sa herë që ka raportime që i është punësuar një familjar, kur thotë që dajët e tezet janë për dasma e jo për qeveri. Është deklaratë e tij”, tha Kajtazi.





Ai ndër të tjera shtoi se sa herë që flitet për dialogun, kritikat që i vien Kurtit janë nga deklaratat e tij të mëparshme.“Pra, saherë që flitet për dialogun, negociatat, ku mbet qëndrimi për faljen e krimeve të krimeve në Kosovë, këto merren si kritika nga ‘argumentet’ e tij.”





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *