Loading...

Tuesday, January 25, 2022

Kajtazi: Polici që u takua Kurti me të thuajse kishte humbur syrin nga gurët e Vetëvendosjes”

Gazetari Vehbi Kajtazi ka demantuar lajmin se Shefi i Njësisë Speciale Operative, Besart Ahmeti, ishte ai që e arrestoi kryeministrin Albin Kurti 16 vite më parë.Kajtazi, përkundrazi, ka thënë se ishte Ahmeti që kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e gurëve që e kishin goditur përgjatë protestave të LVV’së sa ishte në opozitë.





“Ky ne fotografine e pare eshte Besart Ahmeti, i cili thuajse kishte humbur syrin nga guret e VV-se. Keta te dy, duke e arrestuar Kurtin jane Fatmir Balaj e Fatlum Sadiku. Ai qe e ka per dore Kurtin eshte Fatlum Shaqiri e jo Besart Ahmeti siç po e promovojne militantet…”, ka shkruar ai në ‘Twitter’.





Në vitin 2015 në protestat e dhunshme të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje Ahmeti ishte lënduar rëndë në kokë dhe njërin sy dhe kishte shkuar në Turqi për mjekim.Ahmeti kishte qenë edhe dëshmitar i Prokurorisë në vitin 2010 kur Kurti po akuzohej për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *