Loading...

Saturday, January 29, 2022

Kamishi e pyet Kurtin: A ke hequr dorë nga Çakorri e Zhlebi për një pushimore në deti

Deputetu i PDK-së, Bekim Haxhiu, gjatë seancës së sotme, ka thënë se një qytetar rrugës për në Kuvend e ndali dhe i kërkoi që ai t’ia bënte një pyetje kryeministrit Albin Kurti.





Pyetja e qytetarit, sipas Haxhiut, ishte kjo: “A ke hequr dorë nga Çakorri e Zhlebi për një pushimore në deti?”. Deputeti Haxhiu, që njihet me nofkën e luftës “Kamishi”, thotë se duket se kryeministri Kurti e ka harruar tërësisht Çakorrin e Zhlepin, për të cilat, sa ishte në opozitë, protestonte dhe e kundërshtonte demarkimin e kufirit me Malin e Zi.





Kosova, gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka bërë ndonjë hap – me aq sa dihet publikisht – për rishikimin e kufirit me Malin e Zi. Ndërsa kur Haxhiu përmendi “pushimoren në deti”, duket se e pati për padinë që Kosova ia ka bërë Malit të Zi për rikthimin e disa metrave tokë në bregdetin e Budvës.





Leave a Reply

Your email address will not be published.