Loading...

Sunday, November 28, 2021

Kandidati Për Asamble KK të Shtimes Z.Besnik Seferi Reagon Pasi Shpifjeve Që Jan Bërë Për Të

Reagim!
Sipas lajmeve të fundit të publikuara në portalet dhe gazetat vendore thuhet se unë në mikrofinancën “KRK” – Shtime, ku punoj po kërkoj votë për zgjedhjet Komunale të tetorit ,pasi që jam kandidat edhe kësaj radhe për Asamble Komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.Lidhur me këtë qështje, ashtu siç edhe më njihni dua të ju siguroj se jam faqebardhë dhe shumë i pastër.

Ndërsa për shpifësit që kanë krijuar gjithë këtë situatë të pa vërtet, ju premtoj se nuk do e lë me kaq. Ankesat e mija do të drejtohen në institucione përkatëse dhe do të kërkohen me ngulm nga unë ata që e krijuan emailin e rremë, dhe kur të gjinden patjetër se besoj që do të ketë dhe pasoja ligjore për ta.

Ndërsa për të vërtetuar pafajsinë time në lidhje me këtë qështje mund ta shihni dhe foton ku data e emailit është në tetor të vitit 2020, kur dihet që akuza bëhet për zgjdhjet e vitit 2021.Emaili sinjalizimi@rks-kos.com sa di unë nuk është email tpaktën i degës së KRK-së në Shtime, në të personi në fjalë ka dërguar email, e i cili person as që egziston në Shtime.

Të nderuar dhe shume respektuar qytetarë;
Gjykimi juaj i drejtë dhe pafajsia ime në lidhje me këtë qështje të na bëjë më të fortë.
Sinqerisht, Besnik Seferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *