Loading...

Tuesday, December 07, 2021

“Katastrofë”/ Tomë Gashi: Ja si dështuan komandantët përballë Serbisë

Avokati Tomë Gashi në një emision televiziv ka folur për Gjykatën Speciale dhe komandantët të cilët ishin në politikë e që disa prej tyre edhe janë takuar në kuadër të bisedimeve me Serbinë në Burksel.
Gashi thotë se, Hashim Thaçi dhe shumë të tjerë kanë harxhuar energji duke u munduar të formojnë Gjykatën Speciale sesa të bëjën padi kundër Serbisë.





“Sa energjinë e kanë harxhua, prej Hashim Thaçit dhe të tjerëve për formimin e Gjykatës Speciale, kundër pjesëtarëve të UÇK-së, kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës. Gjykata Speciale është tepër e dëmshme në aspektin kombëtar shqiptar. Me pas hargju gjithë këtë energji këta qysh janë të involvuar tepër tepër thellë, dhe me energjinë e tyre të paparë dhe që bëjshin trysni te një pjesë e deputetëve të Kosovës dhe te një pjesë e medieve që i shndërruan në prona të tyre





sa që i propagandonin sa që kush nuk e voton Specialen është kundër UÇK-së dhe kundër Kosovës, pra vetëm këtë energji me pas harxhua në drejtim të përpilimit të padisë kundër Serbisë për gjenocid besoj që e kishim arrit, e jo që të formojmë ne gjykata kundër vetvetes, duke i dhënë autogola nonstop dhe Serbinë le rahat qaty”, thotë Gashi, përcjell gazeta “Bota sot”.
Gashi thekson se, nëse e kishim pas një padi kundër Serbisë më herët, atëherë proceset e negociatave apo bisedimet me Serbinë i kishim pas nën ombrellën e formimit të Gjykatës Speciale.





“Ne e shpallëm pavarësim në vitin 2008 dhe ishte vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me kërkesë të Serbisë që u vërtetua me këtë aktgjykim që ne si Kosovë dhe si shtet fituam kundër Serbisë. Prej 2010 filloi raporti i Dick Martyt dhe 2011 Këshilli i Evropës, e këta u ngutën me negociu me Serbinë e cila kishte kryer krime më të tmerrshme në Kosovë, dhe një pjesë e madhe e tyre ishin komandantë të zëshëm të UÇK-së që në vend me punu kundër Serbisë, mule tash me negociu me Serbinë dhe në një farë mënyre me dobësu pavarësinë tonë”, thekson ai.





Avokati shpreht se me pas dërgu padinë kundër Serbisë, pastaj Serbia e kish pas një barrë, një padi për gjenocid edhe pak më ndryshe kishin fol me neve.
“Por këta shkojshin me duar në xhepa, pa kurrfarë letre. Këta kanë bërë mëkate ndaj viktimave të Serbisë në Kosovë. Amerika me NATO badihava nuk e kanë bombardua 78 ditë Serbinë dhe këtë na nuk e kemi shfrytëzu. Çka kemi bë na? Lufta është përfundu në qershor 99, dhe pastaj ka qenë qëllimi kryesor i përfitimeve materiale për vetveten, për grupin politik që kanë qenë, dhe për grupin e interesave të tyre. Shumë pak kanë punuar për viktimave dhe ne pe shohim sot se në çfarë gjendje jemi, sa që mundesh e i numëru në gishta kriminelët serb të dënuar ën gjykatat tona. Më shumë janë dënuar ushtarë të UÇK-së. Katastrofë”, përfundon Tomë Gashi.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *