Loading...

Tuesday, January 18, 2022

Kë do takojë në Kosovë shefja e Speciales?

Gjatë vizitës në Kosovë, kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova do të ketë takime në Ministrinë e Drejtësisë, me shefin e Eulexit në Kosovë dhe përfaqësues të Shteteve anëtare të BE-së. Poashtu dy zyrtaret e larta të Speciales do t’i takojnë edhe përfaqësuesit e medieve dhe të shoqërisë civile.





“Kryetarja dhe administratorja do të organizojnë ngjarje në terren me shoqërinë civile dhe mediat. Ata gjithashtu do të takohen me aktorë të tjerë, duke përfshirë EUSR, Shefin e Misionit të EULEX, përfaqësues të Shteteve Anëtare të BE-së dhe gjithashtu ministren e Drejtësisë, në mënyrë që të sigurojnë informacione publike për mandatin e gjykatës, administrimin dhe aktivitetet aktuale”, kanë bërë të ditur nga kjo gjykatë, për FrontOnline.

Ndërsa të pyetur se a do të takohet Trendafilova me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, nga kjo Gjykatë kanë thënë se nuk do të ketë takime me krerët e shtetit.“Jo, ajo nuk do të takohet” kanë thënë shkurt nga Specialja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *