Loading...

Sunday, November 28, 2021

KEDS-i fryen faturat, pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike në Kosovë

Tashmë, kriza e ashpër energjetike, te shumë shtete të Evropës nuk është më të pragu i derës, por brenda në shtëpi. Në rend të parë, ajo po shprehet me ngritjen enorme të çmimeve të gazit natyror, të karburanteve-naftës dhe benzinës dhe të energjisë elektrike.





E kjo gjendje si duket do ta prek edhe Kosovën shumë shpejt. Këtë e ka paralajmëruar zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala në një emision.

Buzhala ka bërë të ditur që Kosova nuk është duke prodhuar rrymë të mjaftueshme për gjithë vendin, e në këtë rast janë të detyruar të importojnë nga vendet e jashtme.Sipas tij kjo do të ngrit edhe çmimin e energjisë elektrike.





“Kosova mund të prodhojë maksimalisht 900 megavatë/orë rrymë, ndërsa kërkesa në pik shkon deri në 1300 megavatë/orë. E për këtë ne duhet të importojmë rrymë nga vendet e tjera, vende këto të cilat çmimet i kanë rritur shumë. Me këtë rast edhe çmimi i rrymës në fatura pritet të rritet”, ka thënë zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *