Loading...

Monday, January 24, 2022

“Këshilli Drejtues vendos nëse Haradinaj do të jetë pjesë e dialogut”

Kryetari i Komunës së Suharekës, njëherët edhe pjesë e Kryesisë së AAK-së, Bali Muharremaj tha se është i orientuar në menaxhimin e komunës së Suharekës.





Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, ai thotë se Këshilli Drejtues i partisë vendos nëse Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e dialogut.

“Unë jam orientuar në menaxhimin e komunës janë organet e partisë që dhe është Këshilli Drejtues që marrin vendime sa i përket dialogut me Serbinë.Vendos Këshilli Drejtues se a do të jetë pjesë e dialogut zotëri Haradinaj”, tha Muharremaj.





“Këtë herë do të dalin qytetarët fitues. Unë angazhimin e kam bërë punën e kam bërë dhe po vazhdoj dhe besoj që do të jem fitues. Vazhdojmë me punë tona në fshat dhe shumë shpejt do të dal me programin për 4 vjetët e ardhshme. Presim datën e zgjedhjeve sepse kemi një program shumë të mirë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *