Loading...

Monday, January 24, 2022

Këshilltari i Glauk Konjufcës: Jemi shumë të fortë ndaj Serbisë, por të painteresuar për luftë

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit Konjufca, Driton Tali, ka bërë një deklaratë në lidhje me mundësinë e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë.Tali është shprehur se Kosova ka “infrastrukturë luftarake shumë më të sofistikuar se në vitet ‘90”.Ai beson që Serbia është rraskapitur nga luftërat e kaluara, edhe pse tashmë kanë kaluar më shumë se 22 vjet që nga lufta e fundit e bërë nga ky vend.





Statusi i plotë:S’ka luftë sepse s’ka kush me kë të luftojë.Hiqe propagandën dhe blofin që e përdorë Serbia, ajo realisht nuk është e gatshme edhe për një luftë të re. Kërcnimet që i dëgjuam këto dy ditët e fundit janë dokërra.Edhe sikur Kfori të mos ishte prezent Serbia ende është rraskapitur prej luftërave të kaluara.





Shtoja kësaj edhe faktin se Kosova e sotit s’ka të bëjë asgjë me Kosovën e 90’ve. Është krejtësisht një Kosovë tjetër me një infrastrukturë luftarake shumë më të sofistikuar se 90’ve. Pastaj edhe faktin që në rast nevoje kemi mundësinë për të blerë armatim nga shtetet e ndryshme që na kanë njohur deri tashti.





Por megjithate, e kemi një Kosovë krejtësisht të pa interesuar për luftë.Pra kemi një Serbi të lodhur dhe të pa zonjën për luftë dhe një Kosovë aspak të interesuar për luftë.E atëhere si do të ketë luftë – kush me kë të luftojë?!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *