Loading...

Sunday, December 05, 2021

Kështu e komenton Zana Avdiu ftesën e Mentor Shalës për deputeten e Vetëvendosjes





Deputetja e Vetëvendosjes nga lista ‘Guxo”, Doarsa Kica-Xhelili në një intervistë tha se Radio Televizioni Publik e ndërpreu transmetimin e komisionit në momentin që u përmend emri i Mentor Shalës.Më pas zëvendësdrejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala reagoi përmes një postimi ku kishte bashkangjitur një fotografi nga intervista dhe e quan “bukuroshe”, deputeten dhe thotë se ajo gjithmonë ka dëshirë të flasë për të, e bile ai Doarsen e ftoi edhe për darkë e drekë.Në një prononcim për Gazetën inFokus, aktivistja e Shoqërisë Civile, Zana Avdiu, tha se postimi i tij është është seksist, paragjykues dhe intimidues ndaj grave.
Avdiu tregon se ky postim është paragjykues sepse i redukton gratë vetëm në fizikun e tyre.





“Është paragjykues sepse i redukton gratë vetëm në fizikun e tyre, pra për të deputetja nuk është një ligjvënese por është një bukuroshe. Sipas standardit patriarkal se gratë duken bukur ose keq dhe kaq mbaron roli i tyre në shoqëri. Paragjykimi tjetër është se për të gratë seksualisht janë inferiore dhe burrat superiorë. Për të një burrë përmes seksit nderohet, lartësohet ndërsa një grua poshtërohet, i humb nderi. Për këtë e fton në takim,





ta poshtërojë. Pra këto dy mesazhe përçohen përmes postimit të tij. Të dy këto janë esenca e paragjykimit dhe e diskriminimit të grave. Komplet dhuna, paragjykimi, stigmatizimi ndaj grave është i ndërtuar mbi këto dy aspekte, të cilat ai i ka thënë. Në sferën publike e politike të Kosovëa nuk ka pasur deklaratë më seksiste se sa kjo e zotëri Shala”, ka thënë Avdiu.
Gjithashtu ajo ka treguar edhe pse këtë postime quan intimitues. Sipas saj ai tenton ta kërcënojë deputeten në fjalë, për me heshtë duke e poshtruar.





“Është intimidues sepae ai tenton ta kërcënojë deputeten në fjalë, për me heshtë duke e poshtruar. Sepse për patriarkalët siç thash me heret, gratë përmes seksit turprohen, poshtrohen. Ai ka menduar se po e bën horë deputeten dhe kështu ajo dhe gratë tjera do mendojnë disa here para se dalin në publik dhe të kërkojnë llogari apo të japin mendim. Pra më këtë ai tenton ta heshtë deputeten dhe tjerat gra përmes saj. Ai ka pritur që reagimi i shoqërisë do të jetë si i tij, ti thotë deputetes se vet e provokove këtë ofendim dhe tash zhduku diku me turp,





se po te mos flisje nuk të kishte ofenduar në këtë mënyrë. Si cdo gruaja tjeter kur sulmohet qe faji dhe turpi mbetet te ajo”, ka thënë Zana Avdiu për inFokusAktivistja e Shoqërisë Civile, postimin e Shalës e ka quajtur luftë kundër grave, emancipimit dhe se duhet ndeshkuar.
“Me e keqja kur televizioni publik drejtohet nga njerez me mendesi te tille. Cfare emisione na servojne ata? Njerez ne TV publik duhet te jene njerez qe i kuptojne lirite dhe te drejtat e njeriut dhe qe provojne ti promovojne ato, jo njerez qe nuk kane haberin dhe jane pikrisht ata qe bejne te kunderten”, ka thënë ndër të tjera Avdiu.Të premten pati reaguar edhe Sindikata e Pavarur e RTK-së , duke thënë se gjuha e Mentor Shalës është e gërditshëm dhe primitiv. /Gazeta inFokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *