Loading...

Thursday, January 27, 2022

Këto janë pasaportat më të fuqishme në botë, Kosova bie për 8 pozita

Pasaporta e Kosovës, nga pozita e 99-të sa radhitej përgjatë vitit të kaluar në nivel global, ka rënë në atë të 107-ën.





Kështu ka njoftuar Henley Global nëpërmjet raportit vjetor për pasaportat më të fuqishme në botë. Ndërkaq, Japonia radhitet si e para për kah fuqia e pasaportës, shkruan Gazeta Express.
Në vendin e dytë radhitet Singapori, e pasuar nga Gjermania, Finlanda, Italia, Luksemburgu e Spanja.
Përmes pasaportes së Kosovës, pa viza mund të udhëtohet në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi, Mal të Zi e Turqi, si dhe në disa pjesë të Afrikës.





Indeksi i Pasaportave merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë shteteve të tjera – Kosova, Taivani, Makau (Kinë), Hong Kong (Kinë), Palestina dhe Vatikani.





Leave a Reply

Your email address will not be published.