Loading...

Thursday, December 09, 2021

Kimete Berisha e ashpër me Arben Vitinë: Dr.”Vdekja” duhet të shkarkohet dhe të hetohet!

Publicistja Kimete Berisha, ka hedhur një varg akuzash ndaj ministrit të Shëndetësis Arben Vitia, për faktin e vdekjes së numrit të madh të qytetarëve të Kosovës nga CoVID-19, gjatë ditëve të fundit.Ndër të tjera Kimete Berisha thotë se Arben Vitija e sakrifikoi shëndetin publik për qëllime personale.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:
Dr.”Vdekja” duhet të shkarkohet dhe të hetohet!Përditë vdesin dhjetëra veta, e Arben Vitisë, as nuk i prishet çehrja, as nuk i dëgjohet zëri!As nuk shpreh keqardhje, as nuk shpreh dhimbshuri, bile për adet,, hiç asgjë nuk flet, sepse nuk ndjen.Është i lig. Dhe i rrezikshëm.E shpalli të përfunduar pandeminë,

i liroi të gjitha masat anti-COVID,e devijoi të vërtetën për pandeminë,i sakrfikoi popullin,e sakrifikoi diasporën,u bë tregti me teste negative.Arben Vitija e sakrifikoi shëndetin publik për qëllime personale.E bëri Kosovën vendin më të rrezikshëm në botë për përhapjen e pandemisë, më së shumti në botë vdesin shqiptarët nga COVIDI,vetëm e vetëm që njëfarë Arben Vitija të bëhet Kryetar i Prishtinës!

P.S. Jemi të braktisur.Në daç beso-në daç mos beso.Prandaj, mos e heq maskën, kurrë, edhe nëse ta lejon shteti i Kosovës.Konsideroje për Kryeministre Angela Merkelin ose Bidenin, dëgjoji këshillat e profesionistëve ndërkombëtar, lexo lajme anglisht, lajme nga Izraeli dhe nga bota e shkencës, mos u bazo në qeverinë Kurti, ata nuk i kanë familjet e tyre në Kosovë.Ata janë një grumbull njerëzish të çuditshëm, si një sekt, që nuk u lë përshtypje vdekja juaj.

Prandaj, dije mirë, se je i braktisur dhe i vetmuar.E njejta situatë anarkie është ndodh edhe ndër doktorë.As njëri mjek nuk i flet një palë fjalë me tjetrin mjek.Secili doktor e ka një ide “origjinale”, shkencë në vete.Anarki. Bajraktarizëm “medicinal”.Mentalitet primitiv.Mos u bazo në politikën dhe “shkencën” shqiptare.Ata e kanë mendjen tjetër kund.

Nuk e kanë mendjen te Ti.Dhe mos prit mbrojtje nga askush.Mos ia ruaj sytë “policisë”, por ruaje veten edhe kur s’të sheh askush.Për ATA ti je veç numër.Prandaj, edhe varrimet i ndalojnë, kurse muzikën nëpër kafene e lejojnë.Ata të kanë shfrytëzuar TY si “mish për top”.Dhe e dinë se ti s’e di se të kanë shfrytëzuar.Kujdesu vet për veten, për familjen e për rethin, sepse udhëhiqemi nga një tufë psikopatësh, dhe censurohemi e përndiqemi online nga një “ushtri” talibanësh, që edhe nanat në varr t’i shajnë, për ta luftuar të vërtetën!

Sheriati i tyre është zhdukja nga faqja e rrjeteve sociale të gjithë atyre që guxojnë t’ia përmendin emrin Pejgamberit të tyre.Nuk po e shihni ende çfarë po ndodh, anipse po e përjetoni?A ka emër kjo “sëmundja” juaj: e ndjeni të keqen me trup, por me mendje nuk e pranoni!”Pejgamberi” juaj po ju vret me padije!Bota po e sheh se jemi më të varfëritmë të braktisurit,më të vetmuarit,më të humburit.E TI nuk po e sheh!Pse veç TI nuk po e sheh sa sahati?Përgjigju vetes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *