Loading...

Saturday, January 15, 2022

Kimete Berisha: Këta të VV-së e kishin mendjen hu, prandaj ku kanë udhëhequr nëpër komuna tmerrësisht kanë dështuar





Opinionistja tashmë e njohur, Kimete Berisha e ka lavdëruar Agim Bahtirin, kryetarin e Mitrovicës.Por, Kimetja nuk e ka kursyer nga goditjet Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ai sillet si qytetar i thjesht i Mitrovicës, jo si sherif, qysh e kishin zanat këta të Albin Kurtit! Agim Bahtiri nuk lakmon, sillet si aristokrat i ngopur me çdo gjë! Nuk aktron, nuk e imiton askënd, është origjinal dhe s’është hakmarrës. Këta të Vetëvendosjes e kishin mendjen hu, prandaj kudo ku kanë udhëhequr nëpër komuna tmerrësisht kanë dështuar”, ka shkruar ajo.





Postimi i plotë:
Njeriu që ia sheh hairin dashurisë!Karakteri dhe temperamenti i Agim Bahtirit nuk ka lidhje me karakterin e Vetëvendosjes.Agim Bahtiri sa më pushtet që ka, aq më modest është.Është human dhe shpreh mirëkuptim dhe dhembje për qytetarët e tij!Di të bëhet shok me të gjithë, pa përjashtuar askënd!

Është gjithkund, shtëpi më shtëpi, aty ku këndohet, aty ku festohet, aty ku ka lot e mërzi!Është kryetari i dashurisë, prandaj sa herë do fiton. Sepse dashurinë e ka fituar me dashuri.Agim Bahtiri nuk ka kërkuar përulje, respekt të stisur dhe bindje nga qytetarët, thjesht atë që e ka kërkuar, e ka gjetur-dashurinë.Ai sillet si qytetar i thjesht i Mitrovicës, jo si sherif, qysh e kishin zanat këta të Albin Kurtit!

Agim Bahtiri nuk lakmon, sillet si aristokrat i ngopur me çdo gjë!Nuk aktron, nuk e imiton askënd, është origjinal dhe s’është hakmarrësKëta të Vetëvendosjes e kishin mendjen hu, prandaj kudo ku kanë udhëhequr nëpër komuna tmerrësisht kanë dështuar.Agim është Vetëvendosje në vete!Politika e tij është Dashuria.Është i vetmi njeri që njoh që ia sheh hairin dashurisë.P.S. Për Prishtinën, më duket…Përparimi!





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *