Loading...

Thursday, December 09, 2021

Kimete Berisha ‘sulmon’ ashpër Arben Vitinë: Po sillet si superfuqi botërore, sikur…

Edhe pse ishte njëra ndër përkrahëset e Qeverisë Kurti, opinionistja Kimete Berisha, së fundi ka filluar me kritika të ashpra për kryeministrin Kurti dhe ministrat e tij.Në postimin e saj të fundit, Berisha ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.“Ministri i Shëndetësisë po sillet si superfuqi botërore, sikur Kosova e ka vaksinuar krejt popullin dhe e para në botë i ka vënë kapak pandemisë! Po e rrezikon shëndetin publik duke ‘dhuruar’ liri të rreme! Ky mendon se duke ‘i çliruar’ shqiptarët (nga maskat), i bën për vete!”, shkruan Kimete Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:Simpatik nuk bëhesh më!
Nuk i thuhet shqiptarit ‘hiqe maskën’.Edhe kur e urdhëron ‘mos e hiq maskën’, s’të bën hesap për njeri, e lëre më kur e sheh n’tana anët sallaadi.Arben Vitia po e shfrytëzon politikisht pandeminë.E ka lajthitur popullin me mesazhe dhe me vendime dykuptimëshe.Shqiptarët po kujtojnë që u kry pandemia.Sot na u afrua në rrugë një grua e moshuar dhe na mori myzhde me eufori të madhe, na tha ‘Hiqni maskat, se u kry’ pandemia.Na trembi.Pasi nuk iu përgjigjëm, na i lëshoi do kungja, por nejse!

Radio KFOR-i kurrë pa pushuar ta rikujton bartjen e maskës dhe distancën,kurrë pa pushuar të tregon se ende duhet të jemi të kujdesshëm,e jashtë radio KFOR-it të pret ‘çmendina’ e frikshme e Arben Vitisë dhe dalldia e një shoqërie të qejfit.Ministri i Shëndetësisë po sillet si superfuqi botërore, sikur Kosova e ka vaksinuar krejt popullin dhe e para në botë i ka vënë kapak pandemisë!
Po e rrezikon shëndetin publik duke ‘dhuruar’ liri të rreme!

Ky mendon se duke ‘i çliruar’ shqiptarët (nga maskat), i bën për vete!
Ju e dini shumë mirë a kemi ne vetëdije kolektive a jo!Prandaj, të sillesh sikur s’ka pandemi, për t’u bërë simpatik, kushton shtrejtë, plus më nuk bëhesh simpatik, ta garantoj! P.S. Gjobat e pandemisë nuk bën të falen!
Kushdo që mundohet të përfitojë politikisht nga pandemia, e ka hëngër!Duhet të hiqet kultura e pandëshkueshmërisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *