Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Kina habit me kompletimin e ndërtesës 10-katëshe në një ditë, video bëhet virale





Kina ka ndërtuar një ndërtesë 10-katëshe rezidenciale brenda 28 orëve dhe video e përshpejtuar e ndërtimit është bërë virale në rrjetet sociale.Dhomat dhe përbërësit e çdo kati ishin të parapërgatitura në fabrikë dhe secila pjesë u transportua në impjant me kamionë. Kur të gjitha pjesët ishin në vend, ato u montuan nga inxhinierët duke përdorur vetëm vida e bullonë.





Kompania kineze ‘Broad Group’ njihet për ndërtimin e strukturave të tilla dhe e ka bërë ngritjen rekord edhe në të kaluarën.Grupi njihet për ndërtimin e spitaleve, hoteleve e ndërtesave rezidenciale në stil të ngjashëm.





“Të gjitha pjesët e ndërtimit u transportuan me kamionë dhe u montuan në vend me ndihmën e vinçave e punonjësve, në një procedurë që zgjati 28 orë e 45 minuta. Apartamentet ishin të gatshme me ujë të rrjedhshëm e energji elektrike,” tha zëdhënësi i kompanisë.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *