Loading...

Wednesday, December 08, 2021

Kjo është gjendja e Shefqet Krasniqit pas infektimit me COVID-19

Prej të dielës, hoxha Shefqet Krasniqi është i shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të infektimit me COVID.Lajmin për gazetën e ka konfirmuar infektologu në këtë klinikë, Izet Sadiku.Ai ka thënë se gjendja e Krasniqit është stabile dhe se ai së shpejti do të lirohet nga klinika.





“Gjendja e tij është stabile. Ai është mirë. Nuk është me oksigjen e asgjë dhe do të lirohet në shtëpi”, ka deklaruar ai.Ndërsa, edhe infektologia Arjeta Zogaj-Berisha ka thënë për Express se gjendja e Krasniqit është e mirë dhe se ai do të lirohet ditën e nesërme nga klinika.





“Gjendja e tij është shumë e mirë. Ai është i shtrirë në repartin E. Nesër kemi me e liru në shtëpi. Ende nuk ka rezultuar ende negativ”, ka thënë ajo.





Ndërsa, edhe zyra për media në QKUK e ka konfirmuar për Express se Krasniqi është i shtrirë në Klinikën Infektive dhe gjendja e tij është stabile.Përndryshe, Krasniqi ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook se gjatë kësaj jave nuk do të mbajë ligjerata për arsye shëndetësore





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *