Loading...

Thursday, December 09, 2021

Kjo është pasuria e drejtorit të arrestuar sot, mbi 93 mijë euro në banka





Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim me Policinë e Kosovës, më 29.06.2021, ka ndaluar Arben Bilallin, drejtor i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).Ai dyshohet për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.





Bilalli dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej tetë mijë euro, me premtimin se do të ndikojë në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.

I njëjti ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion se ka mbi 93 mijë euro nëpër banka, 67 mijë prej tyre në Belgjikë në emër të bashkëshortes./IndeksOnline/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *