Loading...

Sunday, January 16, 2022

Kjo është pasuria e Milionerit Endrit Shala i NISMA-s

Ish-ministri i Tregtisë, Endrit Shala nga radhët e Nismës Socialdemokrate, në deklarimin e pasurisë, ai ka bërë të ditur se ka një shtëpi, tri banesa, truall e tokë bujqësore, që i ka cilësuar si të përbashkëta.Ai ka 4 vetura, një Polo, një Passat, një Golf 6 e një Mercedes E Class, të gjitha në vlerë 54,500 euro që i ka cilësuar si të përbashkëta.





Shala po ashtu ka një shumë të majme të parave të gatshme. Ai ka 100, 413 euro para në bankat e Kosovës, për të cilat ka dhënë një sqarim.
“Për paratë e gatshme në pikën 2 , 3 dhe 4 të kësaj rubrike. Në pikën 2 (vlera 51 mijë euro) është trashëgimi e lënë familjes tonë nga prindi im (babai) nga kursimet e tij. Kjo shumë e trashëguar pas vdekjes së babait, ka kaluar nga llogaria e tij bankare në njërën nga llogaritë bankare të nënës. Në pikën 3 (vlera 23 mijë euro)





është poashtu trashëgimi e lënë familjes tonë nga prindi im (babai) nga kursimet e tij në trustin pensional. Në pikën 4 (vlera 21 mijë euro) janë të deklaruara kursimet jetësore të nënës (e cila bashkëjeton tashmë me ne pas vdekjës së babait), kursime këto nga puna e saj në QMF – 1- Prishtinë që nga viti 1981”, ka sqaruar Shala.
Ish-ministri i Tregtisë nuk i ka borxh asnjë banke e asnjë personi.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *