Loading...

Saturday, November 27, 2021

Klinaku i OVL-së: Albin Kurti është veteran i UÇK-së





Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, është veteran i luftës së UÇK-së.Klinaku u shpreh se çështja e Kurtit është verifikuar dhe nënshkruar nga Adem Demaçi.





“Ju e dini se këtu ka pasur edhe një proces të verifikimit të veteranëve. Çështja e zotit Kurti është çështje që e ka verifikuar apo nënshkruar listën që e ka takuar, zoti Adem Demaçi, e ka nënshkruar listën e atyre që kanë qenë në zyrën e tij. Do të thotë, secila strukturë drejtuese e UÇK-së, e ka nënshkruar apo verifikuar pjesëtarët e saj dhe këtë gjë e ka bërë Adem Demaçi, edhe për Albin Kurtin”, tha ai në Kanal 10.

Tutje, ai shtoi se Kurti ka statusin e veteranit, gjersa shtoi se nuk është në dijeni se çfarë ka bërë ai gjatë luftës, pasi ka qenë në Çiqavicë gjatë asaj kohe.Mes tjerash, Klinaku shtoi se kontributi i kreut të ekzekutivit është njohur edhe nga Adem Demaçi.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *