Loading...

Sunday, November 28, 2021

Klinaku nuk lëshon ‘pe’ – paralajmëron Prokurorinë Speciale: Nuk do t’i mbajmë fshehur skandalet!





Zyra e Prokurorisë Speciale e ka përdorur një deklaratë të sekretarit aktual të OVL-së, Faton Klinaku, si provë që sipas tyre lirimi i Gucatit e Haradinajt do të përbënte rrezik që veprat penale për të cilën akuzohen ata, të përsëriten.Ndërsa, i menjëhershëm ishte reagimi i ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku i cili paralajmëroi Prokurorinë e Specializuar në Hagë se nuk do të mbajnë fshehur skandalet e tyre.





“Po habitem me amatorizmin tuaj – Ne as nuk kemi publikuar e as nuk publikojmë asgjë. Ne ua kemi ofruar mediave për publikim dhe do t’ua ofrojmë përsëri.Nuk do t’i mbajmë fshehur skandalet e juaja sepse nuk e kemi asnjë detyrim për këtë”, shkroi Klinaku në Facebook, përcjell “Bota sot”.





Postimi i plotë:Për Prokurorinë e Specializuar në Hagë:Po habitem me amatorizmin tuaj – Ne as nuk kemi publikuar e as nuk publikojmë asgjë. Ne ua kemi ofruar mediave për publikim dhe do t’ua ofrojmë përsëri.Nuk do t’i mbajmë fshehur skandalet e juaja sepse nuk e kemi asnjë detyrim për këtë.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *