Loading...

Saturday, January 29, 2022

Kompania e Blerim Devollit nuk i përmbahet lejes së ndërtimit, Inspektorët e Shpend Ahmetit që dikur i rrinte në jahtë ia ndalin punimet





Kompania e oligarkut Blerim Devolli, nuk po i përmbahet kushteve të një leje ndërtimore për ndërtimin e një qendre tregtare në hyrje të Prishtinës. Ndaj, atij i janë ndërprerë punimet përkohësisht, nga isnpektoret komunal të kryeqytetit që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, që dikur pinte Cocacola Zero në jahtin e biznesmenit nga Peja në Budva.

Kështu raporton portali ‘Infokus’, me burime. Sipas këtij meidimi, inspektorët e Komunës së Prishtinës, kanë ndërmarr masa që të ndërpresin punimet në ndërtimin e qendrës tregtare Central Park, të investitorit “Faico SH.P.K”, pronë e Blerim Devollit.





Inspektorët i kanë vendosur mbishkrimin “Vendpunishte e mbyllur” për të ndaluar kështu punimet në këtë objekt, ndonëse me leje ndërtimi, por që nuk iu ka përmbajtur kushteve të lejes ndërtimore.Faico Sh.P.K ka pasur leje ndërtimore për ndërtimin e kësaj qendre. Leja e ndërtimit mbanë numër 351/02-62433/20, “por kësaj nuk iu është përmbajtur investitori, andaj edhe iu janë ndërprerë përkohësisht punime”, shkruan Infokus duke cituar një zyrtarë të Inspektoratit të komunës së Prishtinës.





Leave a Reply

Your email address will not be published.