Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Komuna e Shtimes tregon a u mbajt me sukses testi i arritshmërisë

Nxënësit e klasave të nënta sot i’u janë nënshtruar testit të arritshmërisë.Procesi i testimit u mbajt me sukses edhe në Komunën e Shtimes. Nga komuna e Shtimes kanë njoftuar se testi i arritshmërisë u organizua në tri qendra.

Komunikata e plotë e komunës së Shtimes:U MBAJT TESTI I ARRITSHMËRISË ME SUKSES.Shtime, 28 maj 2021 Sot në tri qendrat e testimit në Komunën e Shtimes, u organizua Testi i Arritshmërisë.Të drejtën për t’u testuar e kishin nxënësit e klasave të nënta. Në tri qendra të testimit janë shpërndarë nxënësit e të gjitha shkollave të komunë sonë.

Tri qendrat e testimit ishin:
Shkolla Fillore “Emin Duraku” me gjithsej 113 nxënës
Shkolla e Mesme e Ulët me gjithsej 186 nxënës
Shkolla e Mesme Profesionale me gjithsej 145 nxënës

Nxënësit e klasave të nënta morën pjesë për t’u vlerësuar me njohuritë e fituara gjatë shkollimit nëntëvjeçar.Drejtoresha e Arsimit znj. Agime Roshaj i vizitoi tri qendrat me ç’rast i uroi nxënësit për të arriturat e deritanishme, po ashtu i dëshiroi suksese në rrugëtimin e mëtutjeshëm.Komuna e Shtimes këtë vit i ka 444 nxënës në klasën e nëntë të cilët kanë hyrë në Test të Arritshmërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *