Loading...

Sunday, November 28, 2021

Komunat serbe nuk përfillin vendimin e Qeverisë së Kosovës, nisin mësimin sipas planit të Serbisë

Komunat e banuara me shumicë serbe nuk janë duke përfillë vendimet e institucioneve të shtetit të Kosovës sa i përket pandemisë.Për shkak të shtimit të rasteve me Covid 19 Qeveria e Kosovës ka marr vendim që procesi mësimirë i paraparë për të filluar me 1 shtator të shtyhet.





Por njëjtë nuk kanë vepruar edhe shkollat nëpër vendbanime serbe, shkruan Gazeta Infokus.Këtë të mërkurë sipas plan-programit të Qeverisë së Serbisë, ka filluar mësimi për nxënësit të cilët vijojnë mësimet në shkollat serbe në Kosovë.

Ketë e ka bërë të ditur për Gazetën Infokus, Granit Gashi zëvendës kryesues i Kuvendit komunal në Graçanicë.Ai tha se mësimi ka filluar sot online.“Po mësimi ka filluar sot, por vetëm online jo me prezencë fizike”, tha Granit Gashi.





Kujtojmë që me miratimin e masave të reja anti-Covid, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga 28 gushti e që do të vazhdojnë̈ deri me 13 shtator, efshtë aprovuar edhe shtyrja e fillimit të procesit mësimor.Mësimi është shtyrë deri me 13 shtator e ku ky vendim është marr me rekomandim të IKSHPK-së dhe ekspertëve shëndetësorë.

Një kërkesë e tillë kishte ardhur edhe nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës, të cilët kanë kërkuar shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike në shkolla, nëse nuk përmirësohet gjendja me pandeminë.Mirëpo, përkundër këtij vendimi, serbët e Kosovës nuk po i respektojnë vendimet e Qeverisë në Prishtinë, dhe kanë vendosur që të respektojnë plan-programin e Qeverisë Serbe./Gazeta Infokus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *