Loading...

Sunday, January 16, 2022

“Kosova e palëkundur karshi Serbisë”

“Kosova palë e barabartë me Serbinë në dialog”
Më 6 qershor Kosova mori pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Si përfaqësues i Kosovës ishte kryeministri Albin Kurti.Paraqitja dhe përballja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor po vlerësohet lartë.Analisti politik, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se kryeministri Kurti ka folur me gjuhen e fakteve të qëndrueshme dhe legjitime.





Ai ka shtuar se zyrtarët e lartë të shtetit serb në vazhdimësi propagandojnë kundër pavarësisë së Kosovës.Gjithashtu, Ahmeti ka treguar se me çfarë logjike janë zbehur njohjet ndërkombëtare.
“Kryeministri Kurti përfaqëson shtetin e pavarur të Kosovës të njohur nderkombëtarisht, për të cilin fakt kemi edhe vendimin e GJND-së për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Kurti ka folur me gjuhen e fakteve të qëndrueshme dhe legjitime,





duan apo nuk ta pranojnë zyrtarët e lartë të shtetit serb të cilët në vazhdimësi propagandojnë kundër pavarësisë së Kosovës. Mendoj se deklarata e kryeministrit Kurti duhet të vlerësuar e respektuar, pasi që shteti Serb përmes logjikës së tillë ka arritur të zbeh njohjet ndërkombëtare”, ka thënë ai për “Bota sot”Më tej, Ahmeti ka shtuar se përfaqësim i tillë do të jetë shpresëdhënës për ndryshim në logjikën dialoguese.





“Përfaqësimi i Kosovës në Samitin e liderëve të Ballkanit ka shpërfaqur qëndrimin parimor e të palëkundur të kryeministrit Kurti për një fakt juridik ndërkombëtar dhe duke demantuar logjikën propaganduese të përfaqësuesve të shtetit serb. Një përfaqësim i tillë do të jetë shpresëdhënës për ndryshim në logjikën dialoguese dhe do të ishte një mundësi e mirë që shteti i Kosovës të jetë palë e barabartë në dialogun me Serbinë”, ka deklaruar Ahmeti për “Bota sot”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *