Loading...

Saturday, November 27, 2021

Kosova mes dy “zjarreve” – i tërhiqet vërejtja Miroslav Lajçakut për Marrëveshjen e Uashingtonit

‘Xhelozia’ e BE-së karshi Amerikës, shkak marrëdhëniet e mira me KosovënMospërfillja e Marrëveshjes së Uashingtonit nga i dërguari i BE-së, Miroslav Lakçak Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, pritet të takohen shumë shpejtë, për të rifilluar dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, që do të normalizojë marrëdhëniet dhe do t’i vendosë të dy kombet në një rrugë drejt anëtarësimit në BE.Në prag të fillimit të negociatave, i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, kanë vizituar Kosovën dhe Serbinë.Gjatë cizitës së tyre, ata u takuan me krerët më të lartë shtetëror të të dyja vendeve.





Mirëpo, ishte një deklaratë e diplomatit evropian, Miroslav Lajçak që nxiti reagime, ku ky i fundit shprehu mospërfillje ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar mes Kosovës e Serbisë.Lajçak theksoi pas një vizite në Prishtinë dhe përpara një vizite në Beograd se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ishte rruga e vetme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për të dy kombet.Presidenti Donald Trump dhe i dërguari i tij në Ballkan, Richard Grenell, ndërmjetësuan një marrëveshje në vitin 2020 që pa Vuçiqin dhe kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hotin të nënshkruanin një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, duke i zënë në befasi negociatorët evropian.I pyetur në lidhje me marrëveshjen e Uashingtonit, Lajçak tha se “Ata nuk përfaqësojnë një marrëveshje. […]. Është vetëm dialogu i lehtësuar nga BE-ja që ka legjitimitet ndërkombëtar”, tha ai.





Ndërsa, njohësit e çështjeve politike për gazetën “Bota sot” e kritikuan ashpër deklaratën mospërfillëse të diplomatit sllovak, Miroslav Lajçak.Ata edhe njëherë rikujtuan dhe potencuan rëndësinë e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në politikën dhe historinë e Kosovës.Shahu: Amerika nuk përfillë asnjë lloj emisari evropian, para dinjitetit të Shtëpisë së Bardhë!





Rexhep Shahu
Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu tha se diplomati Miroslav Lajçak me deklaratën për Marrëveshjen e Uashingtonit, po tregon inferioritetin e Bashkimit Evropian për të vepruar në Kosovë.Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, vlerësoi se ndonëse Kosova është në rajonin e BE, ajo është e gjitha investim politik amerikan, simpati gjermane e zvicerane.





“Lajçak mundet të deklarojë çfarë të dojë, është i lirë por në thelb me ato fjalë që thotë tregon inferioritetin e pafuqinë e BE për të vepruar me Kosovën. Kosova për BE është kafshatë që nuk kapërdihet, sepse Kosova është në rajonin e BE por është e gjitha investim politik amerikan, simpati gjermane e zvicerane. Lajçak e di se vetë BE është kaos pa Amerikën”, deklaroi analisti.Sipas Shahut, as Bashkimi Evropian nuk mund të funksionojë pa udhëheqjen politike dhe përkrahjen amerikane dhe se pa Amerikën nuk mund të të ketë arritje në bisedimet shqiptaro-serbe.





“Asnjë vendim i rëndësishëm i BE nuk merret pa lejen e miratimin apo pëlqimin e Amerikës, asnjë mbledhje nuk përfundon me sukses nëse nuk flet i pranishmi amerikan në atë mbledhje sado e rëndomtë të jetë mbledhja. Europa është ekonomi e fuqishme por nuk funksionon pa udhëheqje politike me përkrahje amerikane. Asnjë arritje nuk do të ketë në bisedimet shqiptaro-serbe pa Amerikën, ajo duhet ta vulosë çdo vendim të rëndësishëm të Europës e të botës”, theksoi ai.





Sa i përket deklaratës së Lajçakut në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit, Shahu tha se diplomati sllovak po harron se kjo marrëveshje është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe shteti amerikan nuk përfillin asnjë lloj emisari evropian para dinjitetit të Shtëpisë së Bardhë.“Lajçak thotë se marrëveshja e Uashingtonit nuk përfaqëson asgjë por ai harron se ajo marrëveshje është lidhur e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe vendimet e Shtëpisë së Bardhë është shumë e vështirë t’i vlerësojë e çmojë Lajçaku apo shefat e tij, pasi Amerika e shteti amerikan nuk përfillin asnjë lloj emisari evropian para dinjitetit të Shtëpisë së Bardhë”, nënvizoi analisti.





Në fund, ai potencoi se Evropa nuk mund t’i marrë vendimet për shtetin e Kosovës, pasi një gjë të tillë e ka bërë dhe e bën Amerika, e cila nxiti dhe i udhëhoqi proceset për liri e pavarësi.Më tej, Shahu deklaroi se Kosova është problem evropian, por është sfidë amerikane, bast amerikan, investim amerikan.“BE ka legjitimitet ndërkombëtar me leje të Amerikës për të bërë punët e vogla, për të organizuar mbledhjet, takimet, për të facilituar, por vendimet nuk i merr dot BE se vendimet për Kosovën i ka marrë e i merr e do ti marrë Amerika. Pasi Amerika ka nxit proceset e lirisë e të pavarësisë, i ka udhëheqë ato procese, e ka çliruar dhe pavarësuar Kosovën, e ka bërë ta njohin mbi 100 shtete të botës, e asiston Kosovën kudo, nuk e udhëheq, por e mbron dhe e siguron Kosovën, lirinë dhe pavarësinë e saj. Lajçaku duhet të mbajë dosjen, ta mbajë me kujdes. Kosova është problem evropian por është sfidë amerikane, bast amerikan, investim amerikan”, përfundoi Rexhep Shahu.Qarri: BE përmes njerëzve si Lajçak, vazhdon të fus mosbesim e konfuzion tek qytetarët e Kosovës





Gani Qarri
Njëjtë mendon edhe analisti politik, Gani Qarri, i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se Bashkimi Evropian nuk ka fuqi vepruese mbi Marrëveshjen e Uashingtonit.Qarri vlerësoi se Lajçak me deklarata të tilla po tenton të krijojë huti dhe konfuzion publik.





“Sa u takon marrëveshjeve të Uashingtonit, ato janë çështje ekskluzivisht vetëm të SHBA-ve dhe palëve nënshkruese të përfshira në takimin trelateral, të para një viti, mbi të cilat BE, nuk ka kurrfarë domeni as fuqievepruese, ndaj deklarat e tilla të Lajçakut, nuk janë të parat, e ndoshta as të fundit, të cilat më tepër krijojnë huti dhe konfuzion publik, se sa që ofrojnë përmirësim marrëdhëniesh dhe zgjidhje të problemeve”, deklaroi ai.Sipas analistit, BE me njerëz si Lajçak po tenton të shkaktojë paqartësi te qytetarët e Kosovës, prandaj edhe mban qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës. Ai u shpreh se për dallim nga Amerika, Evropa nuk parasheh njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që është tërësisht e papranueshme për vendin tonë.





“Madje përderisa SHBA-të kërkojnë njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi, BE përmes njerëzve si Lajçak, vazhdon të fus mosbesim e konfuzion tek qytetarët e Kosovës dhe përveç faktit që BE edhe vet mban qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, ajo nuk e parasheh as njohjen reciproke, por vetëm një të ashtuquajtur marrëveshje dypalëshe për përmirësimin e marrëdhënieve, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjë që për Kosovën, është tërësisht e papranueshme, sepse Serbisë i siguron rrugëtimin e mëtejmë drejt integrimit evropian, por lë të hapura pretendimet territoriale ndaj Kosovës nga ky shtet ish oku,pator, edhe në të ardhmen”, nënvizoi ai.Qarri paralajmëroi se në mënyrën se si sllovaku Lajçak po dëshiron rifillim të dialogut, nuk do të ketë normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.Analisti përmendi edhe faktin se marrëdhëniet Kosovë-Serbi, kohëve të fundit kanë filluar të aca,rohen.





“Ndaj në mënyrën në të cilën Lajçak, synon ti vazhdojë sërish bisedimet Kosovë -Serbi, megjithëse ky dialog zhvillohet tash e mbi dhjet vite me radhë,jo vetëm që nuk ka sjellë normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, por shkaku i ndërhyrjeve të vazhdueshme të Serbisë në rregullimin e brendshëm shtetëror dhe çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës si dhe pretendimet territoriale të këtij shteti okup,ator ndaj tokave të Kosovës, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, së fundmi janë acar,uar edhe më tepër dhe mbeten shumë larg marrëdhënieve normale ndërmjet dy vendeve fqinje”, shpjegoi ai.
Në vazhdim, Qarri tregoi edhe rrezikun që e pret Kosovën, nëse BE e vazhdon e vetme dialogun me Serbinë, pa përkrahjen e Amerikës.Ai përmendi edhe se si presidenti serb Vuçiq në prani të Lajçakut gjente guxim që të kërcënojë Kosovën.





“BE jo vetëm që nuk ka legjitimitet ndërkombëtar, të veprojë e vetme në dialog, gjë që do të ishte shumë e rrezikshme për Kosovën, por pa SHBA-të, siç u dëshmua së fundi edhe me vizitën e përbashkët Palmer-Lajçak, në Kosovë dhe Serbi, as që mund të arrihet përmirësim marrëdhëniesh dhe marrëveshje përfundimtare me një shtet agresor e cinik si Serbia, presidenti i të cilës edhe në deklaratat e përbashkëta me përfaqësuesit e BE-së si z.Lajçak, në praninë e tij, vazhdon ta kërcënojë Kosovën në të gjitha mënyrat, ndërsa Lajçak vetëm heshtë”, potencoi ai.Ndërsa, në fund, analisti tha se po vërehet qartë se diplomatit Lajçak më shumë po i pengon afërsia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se sa kë,rcën,imet e hapura të Vuçiqit në drejtim të Kosovës.





“Kështu që deklaratat e pabazuara të Lajçakut, vetëm sa dëshmojnë edhe njëherë më tepër, se atë ,më tepër se çdo gjë tjetër, e pengojnë, jo kë,rcëni,met e hapura të Vuçiqit, për trazira e reagim të serbëve, në drejtim të Kosovës, por vet afërsia dhe marrëdhëniet e mira të Kosovës me miken e vet më të madhe në botë, SHBA-të, të cilat kanë sponsorizuar çlirimin , ngritjen dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës si dhe mbajtjen në këmbë e ecjen e saj përpara në të gjitha drejtimet, që nga themelimi i shtetit e deri te përfshirja e njësive të forcave tona të arm,atosu,ra në operacionet paqeruajtëse të NATO-s në Kuvajt dhe të gjitha vatrat e krizës në botë, ku Aleanca Veriatlantike, angazhohet për ruajtjen e paqes, që janë edhe hapat paraprijës për inkuadrimin e shtetit të Kosovës në NATO, akt i cili do të vuloste subjektivitetin ndërkombëtar dhe garantonte shtetësinë dhe tërësinë territoriale të vendit tonë, tash e përgjithmonë”, përfundoi Gani Qarri, transmeton “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *