Loading...

Tuesday, January 25, 2022

Kosova po del nga errësira diplomatike/ Thaçi ishte izoluar, Osmanit e Kurtit u hapen dyert në Evropë





Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë zyrtare në Francë me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, me të cilin është takuar sot në Pallatin Presidencial “Elysee”.
E në konferencën e përbashkët me Macron, Kurti siguroi presidentin Macron se Kosova është e fokusuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe për këtë tha se do të angazhohen maksimalisht.
“Ne besojmë se Evropa është bashkimi më i mirë për të hedhur bazat e një paqeje afatgjatë dhe të konceptuar drejt. Tanimë realiteti i ri ka përbërës të ri.





Ju siguroj z.president se ne po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos me ardhjen e presidentit amerikan dhe bisedat që pati me udhëheqësit e shteteve evropiane me udhëheqësit e Evropës apo edhe me gjerë. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet. Një situatë e menduar më mirë me pjesëmarrje më të artikuluara, më të drejtë peshuara dhe me një besim më të lartë. Dhe në një situatë të tillë ne do të kontribuojmë me të gjitha mundësitë tona. Edhe në rajon me marrëdhënie të mira fqinjësore edhe drejt perspektivës dhe integrimeve evropiane”, tha Kurti.





E para pak ditësh, presidentja e vendi Vjosa Osmani, qëndroi për vizitë zyrtare në Austri, ku u prit me nderime të larta nga presidenti austriak, Alexander Van der Bellen dhe kancelari Sebastian Kurz.
“Austria mbetet partner strategjik dhe një prej aleatëve më të afërt për Republikën tonë. Institucionet tona dhe populli ynë ju janë përherë mirënjohës. Ne te Austria shohim shtetin mik që na ka mbështetur në faza të ndjeshme përgjatë historisë. Përpjekjet tona për pavarësi kanë gjetur mbështetje të fuqishme nga shteti austriak qysh në kohën e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.





Pastaj më mbështetjen ndaj të rinjve tanë që kanë studiuar në universitetet austriake, për të vazhduar me mbështetjen në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Sot, sërish na duhet mbështetja austriake që ne të lëvizim lirshëm dhe që ta forcojmë edhe më tej subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Besoj fuqishëm që Austrinë do ta kemi në krah”, ka thënë Presidentja Osmani pas takimit me Presidentin Van der Bellen.





E vizitat e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti në qendrat evropiane, analisti politik Faton Mehmeti, i sheh si thyerje e izolimit diplomatik të Kosovës, ku e kishin futur klani “Pronto”.

Faton Mehmeti





“Besoj se me qeverinë dhe presidenten re, Kosova po del nga errësira diplomatike ku e kishte futur klani “Pronto”. Derisa Thaçi ishte izoluar, janë hapur dyert për presidenten Osmani, dhe në anën tjetër kryeministri Kurti po vazhdon vizitat në qendrat kryesore vendimmarrëse. Kështu, po tregohet respekti që ka Evropa për politikanët e rinj të Kosovës si një shpresë e re për Kosovën”, thotë analisti Mehmeti.Sipas tij, gjerat kanë ndryshuar në favor të Kosovës, ku më në fund pritet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.





“Kjo është shenjë e mirë, diçka për të cilën Kosova ka pasur nevojë shumë. Duket se do të ketë lëvizje edhe sa i përket liberalizimit të vizave, të cilat kanë qenë peng i keqqeverisjeve, ai dhe me imazhin e keq që politikanët e kaluar kanë pasur. Tanimë, duket se kanë ndryshuar gjërat në favor të Kosovës”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *