Loading...

Thursday, December 09, 2021

Kosovarët ia panë hajrin pandemisë, thyhet rekordi i lindjeve brenda 1 muaji

Ngujimi brenda katër mureve në shtëpi gjatë pandemisë, ka ndikuar në shtimin e natalitetit në Kosovë.Rezultatet e mbylljes totale së bashku me “orën policore”, duke kufizuar kështu lëvizjen nga ora 22:00, deri në 05:00 të mëngjesit, kanë dal 9 muaj pas vendimit për mbyllje, shkruan gazeta Infokus.Kosovarët që u detyruan të kthehen në shtëpi në ora 10 e mbrëmjes, si duket kanë qenë efikas në procesin e rritjes së natalitetit në Kosovë.





Sipas të dhënave zyrtare për muajt e parë të këtij viti, numri i lindjeve të foshnjave është dyfishuar.Në muajin janar të këtij viti, që i bie nëntë muaj pas mbylljes së Kosovës me vendim të Qeverisë Kurti I, sipas të dhënave zyrtare janë regjistruar 2,666 lindje, shkruan gazeta Infokus.





Ky numër ka shkuar duke u rritur. Në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 2,673 lindje, ku krahasuar me muajin janar 2021 është një rritje për 0.3%. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin shkurt, 1 382 lindje janë meshkuj dhe 1 291 lindje janë femra.Si rezultat i pandemisë, në muajin mars ka pas lindje rekorde që janë regjistruar brenda 1 muaji, në dhjetë vitet e fundit në Kosovë, shkruan gazeta Infokus.





Në muajin Mars janë regjistruar 3205 lindje ku krahasuar me muajin shkurt 2021 ka rritje të numrit të lindjeve për 19.9 %. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin mars, 1699 lindje janë meshkuj dhe 1506 lindje janë femra.Viteve të mëhershme janë regjistruar rreth 1700 lindje të reja gjatë muajit Mars./Gazeta Infokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *