Loading...

Saturday, November 27, 2021

Krasniqi i bindur: Do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare





Kandidati për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi është i bindur që në dy vitet e ardhshme, në një moment të caktuar mund të ketë zgjedhje qendrore të parakohshme.Krasniqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së nuk duhet të lidhet në asnjë mënyrë me rezultatin e zgjedhjeve lokale, për atë e përmendi edhe mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhja për kryetarin e PDK-së, nuk duhet të jetë e lidhur në asnjë mënyrë me rezultatin e zgjedhjeve lokale, sepse është një periudhë jashtëzakonisht e shkurt për të pasur një ndryshim rrënjësor.





Ky është një mandat 2 vjeçar, dhe unë besoj që bilanci i kryetarit të ri të PDK-së duhet të bëhet tash dy vite, e tash dy vite ne mund të kemi edhe zgjedhje tjetra, në fakt bindja ime e plotë është që në një moment të caktuar do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme zgjedhore dhe fokusi nuk duhet të jetë vetëm në zgjedhjet lokale”, tha Krasniqi.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *