Loading...

Sunday, January 16, 2022

Krasniqi – LVV-së: Mos e ktheni Kuvendin në Gjykatë Politike





Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.Në votim morën pjesë vetëm 55 deputetë, andaj në mungesë të kuorumit për vendimmarrje, kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë.





Tentimi për shkarkimin e këtij Këshilli u kundërshtua nga partitë opozitare, pasi që u cilësua si tendencë arbitrare për kapjen e institucioneve.Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi i ka reaguar deputetëve të Vetëvendosjes, Armend Muja dhe Daorsa Kica-Xhelili, duke thënë se po tentohet që Kuvendi i Kosovës të kthehet në “Gjykatë Politike”.





“Ne duhet të flasim përtej çështjes së shkarkimit, këtu kemi dy rende të Vetëvendosjes që dhanë dy qëndrime të ndryshme e që janë të barabarta me dy-ftyrësi. Ai z.Muja flet atje për projektin e Ambasadës Britanike, për të cilën ne po themi pse nuk i keni pritur projektin e ambasadës për të bërë Këshillin Shtetëror të Cilësisë por keni shkuar dhe keni emëruar këndo që keni dashur ju, prej familjarëve e tutje.





Kush jeni ju me konstatu çfarë shkelje të nenit janë bërë, a jeni gjyqtare ju? Prej kur është Kuvendi gjyq? A jeni duke dashur me e kthy Kuvendin në Gjykatë Politike. Kurrë nuk ka ndodhur në historinë e Kuvendit dhe në Grupe Punuese të themi ky e ka shkelë ligjin, për çfarë janë Gjykatat? Telashja është me e kthy Kuvendin në gjyq, që deputetët me tregu kush po e shkel ligjin prej shërbyesve civil”, ka thënë Krasniqi.





Ai ka thënë se shkeljet ligjore duhet të hetohen nga organet e tjera dhe jo nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka akuzuar Vetëvendosjen se është duke vepruar njëjtë edhe në institucionet e tjera.Pas dështimit për të votuar shkarkimin e anëtarëve të KPMSHCK-së, Kuvendi ka shkuar në pauzë.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *