Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Krasniqi thotë se presidentja Osmani po vepron për llogari të Lëvizjes Vetëvendosje

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” thotë se presidentja Vjosa Osmani është duke ua mohuar të drejtën kushtetuese PDK-së dhe koalicionit VAKAT me mos emërimin e të gjithë anëtarëve të KQZ-së.





“Me mos emërimin e të gjithë anëtarëve të KQZ-së, Presidentja është duke iu mohuar të drejtën kushtetuese PDK-së dhe Koalicionit VAKAT për emërim të anëtarëve në KQZ”, ka thënë ai.Krasniqi ka shkruar se Presidentja Osmani e ka komplikuar çështjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së për interesa të Lëvizjes Vetëvendosje.





“Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur asnjë mundësi tjetër, përveçse të shpallë të papranueshme kërkesën e Presidentes Osmani-Sadriu lidhur me emërimin e anëtarëve të KQZ-së. E para, se Gjykata Kushtetuese nuk është institucion këshillëdhënës, dhe e dyta, se kjo ka qenë çështje për të cilën Gjykata ka vendosur më parë. Se kujt i takon e drejta e emërimit të anëtarëve në KQZ, është një çështje e thjeshtë të cilën Presidentja ka vendosur ta komplikojë për interesat e partisë në pushtet”, ka shkruar ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *